Në Hogosht të Kamenicës u vu sot gurthemeli i shtëpisë muze të heroit Rexhep Mala, me këtë rast zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina Bunjaku, ka shkruar në profilin e saj se, sot nuk feston vetëm Hogoshti, sot feston Anamorava dhe e gjithë Kosova!
Postimi i plotë i saj:
Sot nuk feston vetëm Hogoshti, sot feston Anamorava dhe e gjithë Kosova!
Fal jetës dhe veprës së shumë prijësve të dijës dhe rezistencës së vazhdueshme sot e gëzojmë lirinë dhe pavarsinë, për të cilën u sakrifikua shumë.
Në veçanti kujtojmë mbrëmjen e 11 Janarit të ftoht, 35 vite më pare krismat kapluan Kryqytetin nga dy shokë të pandarë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha e që vdekjen e dinin të sigurt por qendruan, luftuan dhe nuk u dorëzuan deri në vdekje ballë për ballë me armikun barbarë.
Ata u flijuan por Kosova kurr nuk do ti harroj, ata do të mbeten shembuj i sakrificës për Atdhe, Liri e Pavarësi të cilën sot, ne fal tyre po e gëzojm.
Uroj që në frymë të unitetit dhe përmesë ndërtimit, zhvillimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe përtej Atlantikut, ta bëjm ëndrrën dhe amanetin e dëshmorëve realitet.
Ata do të mbeten udhërrëfyesit e përjetshëm për gjeneratat e reja, se si mbrohet Atdheu.
Besoj se secili prej nesh ndjehet krenarë që sado pak kontribuam në ngritjen e Kullës Muze “ Rexhep Mala“ .
Gjithashtu, Ministri Gashi premtoi që MKRS së shpejti do të filloj punimet edhe ne shtepinë e Nuhi Berishes në Svircë.
Me respekt,
Leonora Morina Bunjaku