Ulet çmimi i biletës për ndeshjen Feronikeli – Milan

Ulet çmimi i biletës për ndeshjen Feronikeli – Milan

Organizatori i ndeshjes Feronikeli – Milan, Agron Selimi, ka konfirmuar se asgjë tjetër nuk ka ndryshuar për organizimin e kësaj ndeshjeje, përveç çmimit të biletave.

Ai ka konfirmuar se kanë zbritur çmimin e biletave për këtë takim që do të mbahet më 10 gusht në Prishtinë, ndërsa tifozët që kanë blerë biletat me çmimet e deritanishme do t’u rimbursohen, duke iu kthyer mjetet e paguara më shumë.

Biletat që janë shitur deri tash 35 euro kanë rënë në 15 euro. Ato që janë shitur 50 euro kanë rënë në 35 euro.

Biletat me çmim 90 euro janë zbritur në çmimin prej 59 dhe 69 euro, kurse biletat e shitura me çmim 115 euro kanë rënë në 89 euro.

Deri më tani ai ka pohuar se janë shitur katër mijë bileta që përfshinë rreth 30 për qind të kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” ku do të mbahet ndeshja.

KOMENTE