DYLON

MKRS: Edhe një aset i trashëgimisë kulturore i shpëton shkatërrimit

MKRS: Edhe një aset i trashëgimisë kulturore i shpëton shkatërrimit
Avatar photo Redaksia

Ka përfunduar restaurimi i kullës së Xhelë Hajdinit, e cila ndodhet në një peizazh të mrekullueshëm natyror, në fshatin Terziaj në Gjilan, bënë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

E ndërtuar në vitin 1947, kjo kullë dykatëshe ka pasur funksion të banimit. Është e ndërtuar me gur dhe dru, edhe tash pas restaurimit ka ruajtur konstruksion e mëhershëm të saj.

EkoHigjiena

Restaurimi do të vazhdojë edhe në dy shtëpi të tjera të familjes Hajdini, që janë plot vlera arkitekturore dhe dëshmi të së kaluarës.

Mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës, thuhet në njoftimin e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.