Siç njoftojnë të afërmit e familjes Bllaca, përmes një njoftimi mortor, sot në Cërnicë të Gjilanit bëhet varrimi i trupave të pajetë të familjes Bllaca. Lamtumira e fundit do t’u jepet: Zeqir Bllacës, Hanife Bllacës, Valdete Bllacës, Blerim Bllacës dhe Fisnik Bllacës.
Sipas njoftimit mortor, varrimi bëhet në varrezat e fshatit Cënicë, me ikindi, (20.02.2020) ora 15:00.
Funerali niset nga xhamia e fshatit.
Tragjedia brenda familjes Bllaca ka ndodhur më 18 shkurt 2020. Dyshohet se vrasja në Gjilan u krye nga zyrtarja e policisë, Valdetja, e cila ka vrarë katër anëtarët e familjes së saj, e më pas ka kryer vetëvrasje. Policia dhe institucionet kompetente janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin.
Motivi i kësaj vrasje të katërfishtë dhe i një vetëvrasjeje nuk dihen akoma.