DYLON

Handikos ndodhet në një situatë shumë të rëndë financiare

Handikos ndodhet në një situatë shumë të rëndë financiare
Avatar photo Redaksia

Fatmir Shurdhani, menaxher i Shoqatës Handikos në Gjilan, ka bërë me dije se ka pritur në një takim një delegacion nga Caritas Kosova, përfaqësuar nga koordinatori i projektit Societies Caritas Kosova, Orhan Miftari dhe zonja Silva Ferrati nga Torino e Italisë.

Te dy zyrtarët u priten në ambientet e Handikosit në Gjilan. Tema e takimit ishte: “Analiza e projektit të shtatorit 2017 dhe shtator 2018”, projekt ky i cili ishte në bashkëfinancim nga Komuna e Gjilanit gjegjësisht Drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

“Në takim, përveç informatave që morën nga ne për projektin, padyshim se u diskutua edhe situata e tanishme e Handikosit, e cila është në një situatë shumë të rëndë financiare. Të dy zyrtarët shprehen keqardhje për gjendjen e tanishme të Handikosit dhe thanë që të paktën institucionet lokale do duhej  ta mbështesin derisa të gjendet ndonjë rrugë zgjidhje tjetër financiare”, ka thënë Shurdhani.

EkoHigjiena

Handikos, vitin 2020 e ka filluar me punë në baza krejt vullnetare sepse Drejtoria e Shëndetësisë nuk i ka lëshuar të gjitha mjetet e parapara të vitit 2019 sipas marrëveshjes që ka pas Handikos me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.