DYLON

Qëndrimi i Odës Amerikane lidhur me ndalimin e punës së bizneseve të dielave nga ana e komunave

Qëndrimi i Odës Amerikane lidhur me ndalimin e punës së bizneseve të dielave nga ana e komunave
Avatar photo Redaksia

Sektori privat është kyç për përshpejtimin e rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe luftimin e varfërisë, megjithatë politikat e institucioneve qeverisëse të nivelit qendror dhe komunal duhet të përkrahin dhe inkurajojnë investimet e ndërmarrjeve private, ashtu që ato të mund të luajnë rolin e tyre të duhur në përmirësimin e situatës socio-ekonomike.

Sipas dispozitave kushtetuese, ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Kosovës. Në këtë aspekt, iniciativat dhe vendimet e Qeverisë dhe komunave duhet të jenë në përputhje me dispozitat e sipërcekura dhe assesi nuk duhet të jenë pengesë për fuqizimin e sektorit privat.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimet e disa Kuvendeve Komunale anembanë Kosovës për ndalimin e punës së bizneseve ditën e diel, gjë që do të kufizojë aktivitetet ekonomike, e rrjedhimisht do të ndikojë edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike në përgjithësi.

EkoHigjiena

Oda Amerikane beson se kufizimi i punës së bizneseve, do të ketë implikime në thellimin e mëtejmë të nivelit të papunësisë në vend, në kundërshtim me përpjekjet e gjithmbarshme për fuqizim të sektorit privat, krijim të vendeve të reja të punës dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

Duke u ndërlidhur me arsyetimet e disa autoriteteve lokale, Oda Amerikane rikujton se marrëdhëniet ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve, përfshirë këtu edhe orarin e punës së të punësuarve, pushimin javor, punën pas orarit, gjatë ditëve të fundjavave dhe ditëve të festave zyrtare, janë të rregulluara me Ligjin e Punës, ndërsa autoritetet shtetërore duhet të sigurojnë zbatimin e drejtë të këtyre dispozitave përkatëse nga ana e punëdhënësve.

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane thërret komunat që tashmë kanë marrë vendime të tilla të rishikojnë ato, si dhe të marrin në konsideratë edhe shqetësimet dhe rekomandimet e sektorit privat para marrjes së vendimeve të tilla që vënë kufizime në punën e këtyre të fundit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.