Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Në këtë gjendje meteorologjike, do të mbajë mot i ndryshueshëm , i përcjellë me vranësira të ç’rregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi deri 10m/s.