DYLON

FSK gjatë natës evakuon nxënës nga Prevalla

FSK gjatë natës evakuon nxënës nga Prevalla
Avatar photo Redaksia

Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e FSK-së, pas vlerësimit dhe rishikimit të zonës në Brezovicë se mos ka mbetur ndonjë nxënës i izoluar pas bllokimit të rrugës nga dëbora, ka marrë një informacionin plotësues se një grup i nxënësve kanë udhëtuar në këmbë në drejtim të Prevalles.

Rreth orës 22:00 janë evidentuar 19 nxënës nga Gjakova. Këta nxënës të ngelur në rrugë dhe dëborë, janë ndihmuar nga njësia e FSK-së e cila ka bërë transportin nga Prevalla deri në Gjakovë. Grupi i nxënësve janë ribashkuar me familjet e tyre në Gjakovë rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Në këtë operacion kanë qenë të angazhuar pjesëtarët e Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza dhe të Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.