DYLON

Parashikimi i motit për vikend!

Parashikimi i motit për vikend!
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.

EkoHigjiena

Të dielën mot kryesisht me diell dhe me vapë. Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 grad Celsius.

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.

Kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, respektoni këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), thuhet në njoftimin e Institutit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.