Kuvendi i Republikës së Kosovës sot në orën 15:00 mban seancën konstituive të legjislaturës së shtatë.
Në këtë seancë pritet të betohen deputetët e rinj.
Në rend dite është edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe Kryesia e re.
Në përbërjen e re parlamentare do të jenë të përfaqësuara 14 subjekte politike.
Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, Jahja Koka, shoqëruar nga deputeti më i ri, deputetja Fjolla Ujkani.