Sot (e hënë) në orën 20:45, në Kishiniev të Moladivë, skuadra e drejtuar nga Edy Reja do të luajë eliminatoren e radhës, në udhëtim kundër skuadrës më të të dobët të Grupit H, Moldavisë, që për efekt golaverazhi është parakaluar edhe nga Andorra (janë me pikë të barabarta, nga tri).
Shqipëria me disfatën 1-0 ndaj Turqisë humbi, praktikisht, mundësinë për të qenë e pranishme në “Euro 2020”.
Edhe pse matematika i mban në lojë, është e qartë se djemtë kuqezi nuk do të mund të përsëritin suksesin e katër viteve më parë.