Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka komentuar ndeshjen për eliminatore të Euro 2020, Mali i Zi-Kosova, ku ka thënë se shkrimet në mediat serbe po dëshirojnë t’i bëjnë presion Kosovës në ndeshje duke përhapur lajme të paverteta.
“Ata po dëshirojnë që të gjuajnë topin të Kosova duke bërë kështu presion para ndeshjes. Por, besoj që Challandes nuk do ta merr parasysh këtë karrem dhe këto lajme spekuluese”, ka thënë ai.
Sokoli ka thënë se nëse e shikojnë ranglistën e Kombëtarëve, atëherë normalisht që favorizohet Mali i Zi, por nëse e shohim anën tjetër, atë të cilësisë atëherë është Kosova favorite për këtë ndeshje.
Po ashtu, trajneri ka thënë se ai beson në lojtarët cilësorë të Kosovës si Rashica, Zeneli, Hadërgjonaj dhe të tjerë të cilët mund ta bëjnë dallimin në këtë ndeshjes.