DYLON

Sahiti: E respektojmë Malin e Zi, por kemi udhëtur për rezultat pozitiv

Sahiti: E respektojmë Malin e Zi, por kemi udhëtur për rezultat pozitiv
Avatar photo Elife Sherifi

Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti ka thënë se skuadra është gati për sfidën në eliminatore për Euro 2020.

Por, Sahiti ka thënë se Kosova duhet ta respektojë Malin e Zi sepse kemi të bëjmë me një Kombëtare serioze.

“Po flasim për një Mal të Zi që ka pasur 16 pikë në kampanjën e fundit kualifikuese. Kanë regjistruar disa  suksese në eliminatore. Fatmirësisht edhe ata kanë mungesa dhe kjo është pozitive për ne”.

EkoHigjiena

Mirëpo, pavarësisht kësaj Sahiti ka thënë se ata bazohen në skuadrën e tyre dhe në atë se ata nuk kanë asnjë humbje.

“Bazohemi në skuadrën tonë pasi që nga tetori vitit 2017 nuk kemi asnjë humbje. Kjo po na bën me besu që këta djem do të fitojnë”.

“Kemi pasur ndeshje edhe me Kombëtare të forta si Danimarka. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Ne jemi ardhur për rezultat pozitive, njëjtë edhe Mali i Zi, por që shpresoj që të dalim me rezultat pozitive”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.