Trajneri dhe dy lojtarë serbë të Malit të Zi refuzojnë të luajnë kundër Kosovës

Trajneri dhe dy lojtarë serbë të Malit të Zi refuzojnë të luajnë kundër Kosovës

Trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisha Tumbakoviq po refuzon të udhëheq kombëtaren malazeze kundër kombëtares së Kosovës.

Duket se ai nuk ka mundur të përballojë presionin nga Beogradi

Atij i janë bashkangjitur edhe dy futbollistët serbë që përfaqësojnë Malin e Zi, Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq, shkruan mediumi malazez  ‘Vijesti.me’.

Gjatë ditëve të fundit, Tumbakoviq dhe dy futbollistët serb kanë pasur presion nga Beogradi që të mos luajnë kundër Kosovës. “Nëse jeni serb, nuk luani kundër Kosovës’, ishte njëra nga thirrjet.

Malin e Zi pritet ta udhëheqin Miodrag Djudoviq dhe Dragoje Lekoviq.

KOMENTE