Tifo – grupi gjilanas, “Skifterat” te klubit SC Gjilani janë solidarizuar me shqiptarët në Shqipëri nga situata e krijuar së fundmi si pasojë e tërmetit.
“Skifterat” kanë marrë përsipër kujdesin edhe për një tjeter familje nga Shqipëria të sapo vendosur në Gjilan.
Ata kanë sistemuar familjen katër anëtarëshe, ndërsa kanë treguar për përjetimin e voglushit të familjes, Matiasin.
“Matiasi kishte kercyer nga kati i trete gjate dridhjeve, ai edhe sot vazhdon te jet i traumatizuar. Ne derguam ndihmat e para ushqimore e gjate dites do te dergojm mjete tjera ushqimore dhe higjienike, nje psikolog profesionist dhe do te kujdesemi per ngrohje dhe internet. Gjithcka qe kishin shpetuar nga pallati i tyre ishte PlayStation te cilen ia rregulluam Matiasit per tu argetuar”, kanë shkruajtur Skifterat në faqen zyrtare.
Më tej, “Skifterat” kanë njoftuar për personat e vullnetit të mirë që dëshirojnë të kontribuojnë me ndihma të tjera, ushqime dhe produkte higjienike.
“Ne do të kujdesemi në vazhdimësi për ta që përkundër traumave që kanë përjetuar të mos u mungojnë ushqime, veshmbathje dhe çdo gjë e nevojshme për ta.
Te interesuarit per ndihma ushqimore dhe higjienike kontaktoni :
044 896 002
045 611 052”, kanë shkruar “Skifterat”.