Gjiganti italian solidarizohet me Shqipërinë, mesazh ngushëllues për shqiptarët

Gjiganti italian solidarizohet me Shqipërinë, mesazh ngushëllues për shqiptarët

Klubi i njohur italian, Interi i ka ngushëlluar shqiptarët dhe iu ka qëndruar afër në këto ditë të vështira.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, shkruhet se zikaltrit kanë shumë tifozë në Shqipëri, ndërsa mendja shkon pikërisht te ta, të afërmit e tyre, por njëkohësisht edhe te gjithë populli shqiptar në këto ditë të vështira.

“Në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit, Mendimi jonë shkon për ta dhe familjet e tyre dhe për gjithë popullin shqiptar në keto ditë të vështira”, shkruan ekipi italian.

Foto është bashkangjitur me “Inter Club Albania”, grupimin më të madh të tifozëve për këtë klub në Shqipëri.

Interi këtë vit po zhvillon sezon shumë të mirë në Serie A.Gjatë ditëve të kaluara nuk ka munguar solidarizimi i madh edhe i klubeve greke.

KOMENTE