DYLON

Rita Ora do të rindërtojë një shtëpi në Shqipëri

Rita Ora do të rindërtojë një shtëpi në Shqipëri
Avatar photo Elife Sherifi

Këngëtarja e famshme e me origjinë shqiptare, Rita Ora,  ka bërë të ditur se ka marrë një vendim të duhur.

Ajo ka bërë të ditur se në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur një familje që t’ia rindërtojë shtëpinë pasi që shumë vendbanim janë shkatërruar nga tërmeti që e ka goditur Shqipërinë mëngjesin e së martës, më 26 nëntor.

“Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur që duhet ta bëj. Së bashku me Erion Veliajn, kemi vendosur të zgjedhim një familje që t’ia sponsorizojmë rindërtimin e shtëpisë e cila i është shkatërruar gjatë tërmeteve në Shqipëri”, ka shkruar Ora në postim.

EkoHigjiena

Ora, po ashtu, në postim i lut ata që kanë mundësi që të zgjedhin një familje dhe t’i ndihmojnë ose t’ua rindërtojnë shtëpitë e tyre.

“Familjen e parë që kam zgjedhur është familja Shala dhe do të ndjekim progresin e kësaj iniciative dhe do të ndihmojmë edhe familjet tjera që kanë të njëjtën nevojë”, ka shtuar Ora.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.