Vetëm 17 nga 92 fëmijët e anketuar, kanë thënë se i hanë tri vaktet, kurse të tjerët janë përgjigjur duke thënë se konsumojnë vetëm një ose dy vakte.
AJSHE LEKA
Duke e pasur parasysh se ushqimi luan një rol shumë të rëndësishëm për organizmin e njeriut e sidomos tek fëmijët, të cilët janë në fazën e rritjes dhe zhvillimit të tyre, disa mësimdhënës janë shprehur të brengosur për faktin se nxënësit e tyre gjatë orarit mësimor konsumojnë patatina(çipsa,smoki etj.).
Kjo ishte arsye e mjaftueshme që unë si nutriciste tëpërfshihen në këtë shqetësim të mësimdhënësve dhe të kryej një anketë lidhur me të ushqyerit e nxënësve, për të nxjerrë konstatime më të sakta dhe për të dhënë rekomandimet e duhura.
Nga biseda me fëmijë arrita të kuptoj se ata kishin mungesë të njohurive rreth të të ushqyerit si dhe rolit të ushqimit për një jetë të shëndetshme. Të ushqyerit e duhur mbron, rregullon dhe kontrollon imunitetin natyror dhe forcon aftësitë fizike dhe intelektuale tek fëmijët.
Anketa është kryer në një shkollë fillore në Gjilan,ku kanë marrë pjesë gjithsej 92 nxënës të klasave të pesta, të moshës 10-11 vjeç. Ata janë përgjigjur në pesë pyetje që kishin të bënin me të ushqyerit.
Në pyetjen “A ushqeheni me tri vaktet e rregullta”,vetëm 17 nga 92 fëmijët e anketuar kanë thënë see bëjnë këtë, kurse të tjerët janë përgjigjur duke thënë se konsumojnë vetëm një ose dy vaktet.
Ky është një nga gabim që duhet të brengos, sepse dihet që vaktet luajnë rol mjaft tërëndësishëm në të ushqyerit e shëndetshëm.Vaktet e rregullta dhe ushqimet e shëndetshme, duhet të kontribuojnë në rritjen dhezhvillimin e fëmijëve, por pa marrë energji të tepërta.Për fëmijët është e vështirë të mbulohen nevojat ushqimore vetëm me tre vakte në ditë, prandaj është e nevojshme që atyre t`iu shtohen edhe dy mini-vakte të tjera mes vaktevekryesore, me qëllim plotësimi të nevojave të veçanta të kësaj moshe për kalori dhenutriente, por duke bërë kujdes që këto vakte të jenë të lehta dhe të mos çojnë në uljen eoreksit për vaktin e plotë.
Në pyetjen ,,A hani pemë dhe perime brenda ditës”,9 fëmijë kanë thënë se hanë vetëm pemë,23 hanë pemë dhe perime, ndërsa të tjerët nuk konsumojnë fare as pemë dh as perime.
Duhet ditur se perimet si produkte ditore, janë shumë të rëndësishme, sepse paraqesin ushqim me vlera të larta biologjike, kurse përbëjnë vlera të ulëta energjetike, ndërkohë që janë të pasura me vitamina e minerale shumë të nevojshme për shëndetin.
Njëkohësisht, ngjashëm si perimet, edhe frutat, për shkak të vlerës ushqyese dhe biologjike, aromës dhe shijes së mirë, duhet të jetë pjesë përbërëse e dietës ditore.Frutat e rritin sekretimin e lëngjeve tretëse, përshpejtojnë tretjen dhe absorbimin, e bëjnë ushqimin më të pranueshëm për organizmin dhe përmirësojnë oreksin. Frutat e freskëta nuk kanë vlerë të lartë energjike, por biologjikisht janë të rëndësishme, sepse përmbajnë vitamina, minerale, acide organike, vajra esenciale, enzime dhe substanca të tjera.
Në pyetjen ,,Sa herë nëjavë konsumoni ushqime të shpejta” (fast foodhamburger,pleskavicë,tost), shohim se nga 92 fëmijë, vetëm 5 prej tyre konsumojnë çdo ditë,10 prej tyre konsumojnë 2 herë në javë, kurse të tjerët – njëherë në javë.
Ushqimet e gatshme, të njohura si “fast food” përmbajnë nivele të larta kalorish dhe shumë pak, ose aspak vlera ushqyese. Nëse kjo kategori ushqimesh është e pranishme në dietën tuaj të përditshme, atëherë rrezikoni të përfshiheni në një serë problemesh shëndetësore. Nëse “fast food-et” bëhen pjesë e regjimit tuaj ushqimor, mund të çojnë në kequshqyerje, mbipeshë, shëndet të dobët, sëmundje zemre, diabet etj.
Në pyetjen“Sa herë në javë hani patatina(çipsa,smoki etj). dhe ëmbëlsira (bonbone,karamele, çokollata,biskota etj.)” nga 92 fëmijë pjesëmarrës në anketë,30 kanë thënë se këtë e bëjnë çdo ditë,ndërsa të tjerët –dy-tri herë në javë.
Sipas studimeve të shumta, fëmijët janë ata që i hanë më shumë patatinat.Kur këto ushqime konsumohen shpesh ose përditë,si ushqyerje jo e ekuilibruar,sjellin mungesë të lëndëve ushqyese, me efekte të padëshirueshme për shëndetin e fëmijëve dhe njerëzve në përgjithësi.Këto ushqime përmbajnë sasi të mëdha proteinash me origjine shtazore,lëndë konservuese,ngjyruese dhe fuqizuese të shijes,që nxisin krijimin e zakonit për të konsumuar këtë lloj ushqimi,sasi të mëdha sheqernashtë ngopura,kolesteroldhe natrium,sasi të vogël fibrash dhe vitaminash,sasi të lartë kalorish.
Ekspertët paralajmërojnë se vetëm një qese e patatinave mund të ketë ndikim të njëjtë sikur të pini pesë litra vaj për gatim. Patatinat janë të përgatitura që të krijojnë varshmëri, pasi kripën, yndyrën dhe shijen e ëmbël, truri e kërkon instinktivisht. Kombinim i shijeve tek patatinat i bën njerëzit të kërkojnë ende më shumë. Mënyra ideale do të ishte që patatinat të konsumohen dy herë brenda një muaji, në sasi të vogla.
Sheqeri i bardhë, gurabijet, bonbonet dhe pijet e ëmbëlsuara duhet konsumuar në sasi minimale. Sheqeri i bardhë siguron vetëm energji, por nuk ka aspak vlera biologjike. Ai siguron kalori për organizmin, por jo edhe vitamina dhe minerale. Përkundër tij, sheqeri i verdhë, mjalti dhe sheqeri i frutave, përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat organizmi tërësisht mund t’i përdorë. Sheqerkat, karamelet, ëmbëltuesit mund të ngjiten në sipërfaqen e dhëmbit dhe duhet shumë kohë që të shpërbëhen, kështu që janë shumë të dëmshme për dhëmbët.
Në pyetjen ,,A pini përdorni pije të gazuara” (coca-cola, shweps,redrain,sprite etj) vetëm 12 fëmijë janë përgjigjur duke thënë se nuk konsumojnë pije të gazuara,ndërsa të tjerëtkonsumojnë çdo ditë.Në ditët e nxehta, rekomandohen sa më shumë lëngje, por fëmijët janë të prirë më shumë nga pijet e gazuara.Varësia ndaj pijeve të gazuara krijohet për një sërë përbërësish të saj, ku kryesorja është kafeina. Kafeina krijon një varësi fizike dhe fëmijët nuk janë imunë ndaj saj.Pijet e ëmbëltuara, ato të gazuara dhe pijet energjike janë veçanërisht të dëmshme për dhëmbët nëse pihen shpesh.
Pijet e gazuara kanë disa kalori boshe që mund të shuajnë oreksin. Konsumimi i tyre nga fëmijët u pret oreksin për të ngrënë ushqime të shëndetshme.Pijet e gazuara dëmtojnë trurin e fëmijëve, dobësojnë kockat e tyre, shkaktojnë agresivitet, ndikon në diabetin në moshë të hershme, mbipesha tek fëmijët etj.
Nga rezultatet e kësaj ankete mund tëkonstatojmë se fëmijët bëjnë gabime në të ushqyer. Ata kanë nevojë për njohuri rreth të të ushqyerit e drejt dhe të shëndetshëm, për të siguruar një rritje të shëndetshme dhe njëherësh për të shmangur shumë probleme shëndetësore që mund t`iu paraqiten në të ardhmen e tyre.
Rekomandojmë:
-Prindërit dhe edukatorët duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të shmangingabimet më të shpeshta në ushqyerje për këtë moshë.
– Fëmijët të mos fokusohen vetëm në disa zgjedhje monotone, portë mësohen të hanëgjithçka, duke e shpërndarë në disa vakte dietën e tyre, pa kapërcyer asnjëherë mëngjesin, duke konsumuar më shumë qumësht dhe nënprodukte të tij, frutadhe perime dhe të mos e teprojnë me konsumin e mishit dhe të ushqimeve të pasura meyndyra të ngopura, sheqerna, kripë dhe pije me gaz.
– Fëmijët duhet të përtypen mirë dhe t`i japin procesit të ngrënies të gjithë kohën që meriton.
-Për fëmijët është e vështirë të mbulohen nevojat ushqimore vetëm me tre vakte në ditë, prandaj është e nevojshme që atyre t`iu shtohen edhe dy mini-vakte të tjera, mes vakteve
kryesore, me qëllim të plotësimit të nevojave të veçanta të kësaj moshe për kalori dhe
nutriente, por duke bërë kujdes që këto vakte të jenë të lehta dhe të mos çojnë në uljen e
oreksit për vaktin e plotë.
– Fëmijët duhet të inkurajohen për konsumimin e sasive tëmjaftueshme të ushqimeve të pasura me energji dhe nutriente, pa lënë pasdore asnjëherëfrutat dhe perimet.
-Fëmijët të mos e teprojnëme konsumin e ushqimeve të ëmbla dhe pijeve me gaz dhe sidomostëmos frekuentojnë shpesh fast-food-et.
-Fëmijët të kryejnë të paktën një orë në ditë aktivitet fizik dhe lëvizje tip ecje, shëtitje, lojëra në ajër të pastër.
-Të merren masa nga që në lëndën mësimore tëpërfshihen orë plotësuese nga lënda e nutricionit,në mënyrë që fëmijët të kenë më shumë njohuri rreth nutricionit,sepse kjo do të jetë nëdobi të shëndetit të fëmijëve.