Ish kreu i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, ka shkruar në profilin e tij se ndarja e 500 000 € nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbajtjen e përvjetorit të njëmbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës nuk asgjë tjetër përpos keqpërdorim, keqmenaxhim dhe plaçkë në mënyrën më vrazhdë të mundëshme që i bëhet parasë dhe buxhetit të Kosovës.
Ja postimi i tij i plotë:
Ndarja e 500 000 € nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbajtjen e përvjetorit të njëmbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës nuk asgjë tjetër përpos keqpërdorim, keqmenaxhim dhe plaçkë në mënyrën më vrazhdë të mundëshme që i bëhet parasë dhe buxhetit të Kosovës.
Kuvendi duhet të kërkoj transparencë dhe llogari për paranë e shpenzuar.
Edhe pse ndarja e këtyre mjeteve mund të jetë ligjore, shuma marramendëse dhe shpenzimi i paarsyeshëm irriton çdo qytetarë të Republikës së Kosovës.
Kemi krijuar një bindje se shpenzimi i buxhetit, sidomos ndarja e mjeteve financiare nga ana e qeverisë, kryeministrit kryesisht, bëhet pa kurrfarë kriteri.
Si do që të jetë keqmenaxhimi dhe keqpërdorimet faturohen secilit anëtar të qeverisë dhe secilit deputet që heshtin dhe nuk e ngrisin zërin por thjeshtë ruajnë pozitat e tyre dhe denigrojnë pozitën e deputetit.