Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi bashkë me përfaqësuesin nga Drejtoria e Shërbimeve Publike Hysen Jerliu, kanë pritur në takim përfaqësuesin e CDI-së Lavdim Osmani dhe përfaqësuesin e kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, Sherif Thaçi.
Në këtë takim është biseduar për rrjedhën e punimeve në shtrirjen e ujësjellësit në fshatrat Muçivërc, Dajkoc, Roganë, Hodonoc, Novosellë dhe Shipashnicë të Poshtme.
Përfaqësuesi i CDI-së Lavdim Osmani e ka njoftuar nënkrytarin Jakupi, me rrjedhën e punimeve në këto fshatra.
Sipas Osmanit, punimet janë në fazën përfundimtare dhe gjithçka ka shkuar në bazë të planit dinamik.
E nënkryetari Faton Jakupi e falënderoi përfaqësuesin e CDI-së dhe Hidromoravës për gjithë angazhimin e tyre në këtë proces.