Instituti i Psikiatrisë Forenzike në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) po shfrytëzon maksimalisht kapacitetet që ka, njofton ShSKUK-ja.
Kjo u bë e ditur gjatë vizitës që pati UD, drejtoresha e ShSKUK-së Pranvera Zejnullahu- Raçi, në këtë institucion.
Në takim me dr. Shpend Haxhibeqirin, drejtor i këtij institucioni dhe stafin, theks i veçantë i’u kushtua bashkëpunimit dhe nevojave të Institucionit.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutua edhe për përgjegjësitë institucionale, masat dhe veprimet të cilat duhet të ndërmerren në mënyrë specifike, përfshire rritjen e kapaciteteve profesionale, vlerësimin për rrezikshmërinë e lartë, për punëtorët e Institutit të Psikiatrisë Forenzike.
Drejtori i IPFK-së, falënderoi drejtoreshën për bashkëpunim dhe angazhim, me qëllim ngritjen e kapaciteteve në punë, për të mirën e Institucionit dhe pacientëve. /2LONLINE/