DYLON

ShSKUK: Klinika e Neonatologjisë: U trajtuan mbi 6 mijë e 500 foshnje të porsalindura

ShSKUK: Klinika e Neonatologjisë: U trajtuan mbi 6 mijë e 500 foshnje të porsalindura
Avatar photo Redaksia

Mbi 6 mijë e 500 foshnje të porsalindura janë trajtuar nga specialistët e Neonatologjisë dhe infermierët, në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Uiversitare të Kosovës, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës  (ShSKUK).

Prej tyre, 6 mijë e 109 foshnje të lindura në Klinikën e Gjinekologjisë dhe 428 foshnje të lindura në spitalet e përgjithshme dhe institucionet e tjera shëndetësore të vendit.

EkoHigjiena

Muaji nëntor, njihet si muaji i vetëdijësimit për foshnjet e lindura parakohe, dhe parashihet që të mbahen disa aktivitete, si Kursi për Ultrazërin e Trurit nga ekspertë ndërkombëtarë i organizuar nga Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe nga SHSKUK. Poashtu, do të shënohet dita e prematurëve.

Krahas trajtimit të foshnjeve të porsalindura, në këtë klinikë, rëndësi e veçantë i është treguar edhe Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për stafin, në 5 module paralele të trajnimit për gjithë personelin, me asistencë nga “Project Hope” dhe Bordi Drejtues-ShSKUK, të mbajtura nga profesionistë shëndetësor që kanë ardhur nga 15 shtete të botës.

Edukimi i Vazhdueshëm Profesional javor përmes ligjëratave të mbajtura nga mjekët dhe infermieret e klinikës, duke u shpalosur risitë nga temat përkatëse neonatale, e poashtu, pjesëmarrja në konferenca ndërkombëtare dhe vendore.

Stafi është trajnuar edhe sa i përket parandalimit dhe kontrollin e infeksioneve, në bashkëpunim me Këshillin Kosovar për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksioneve dhe Këshillin Spitalor për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksioneve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.