Të rinjtë e Kosovës do të përballen me të rinjtë e Shqipërisë të martën më 15 tetor në “Elbasan Arena” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.
U21-shat e Shqipërisë u stërvitën sot në det në një stërvitje shkrythëse pas ndeshjes përgatitëse dje ndaj Kosovës U19, ndërsa pasdite do të vijojnë stërvitjet taktike.
Kosova U21 në grupin C gjendet në pozitën e 3 me 6 pikë nga 3 ndeshjes, ndërsa Shqipëria U21 gjendet në vendin e 5 me vetëm 2 pikë nga 4 ndeshje të zhvilluara.