Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Shukri Ymeri, priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka dhe bashkëpunëtorin e tij Virgjil Muçi.
Ata biseduan për shumë çështje në interes e në veçanti për fushën e arsimit dhe kulturës dhe qasjes së KKSH-së ndaj zgjidhjeve të sfidave që tashmë po rëndojnë me dekada.
Ambasadori Boçka përgëzoi kryetarin Ymeri për veprimet e ndërmarra nga zgjedhja duke theksuar se avancimi dhe ndërtimi i institucioneve është i rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Është e rëndësishme që të veprohet në pajtim me standardet dhe se vetëm forcimi i bashkëpunimit, mirëkuptimi i situatës në përqafimin e vlerave evropiane dhe adaptimi po i standardeve mund të shpie drejtë një perspektive”, tha Boçka
Më tej vazhdoi Ambasadori Boçka theksoi se sheh si hap shumë pozitiv bashkëpunimin me Këshillin Kombëtar Boshnjak dhe Këshillin Kombëtar Hungarez.
Andaj ai ka inkurajojë që të shtrihet edhe më tej bashkëpunimin në syrin e perspektivës që të merrni, shkëmbeni e mësoni sa më shumë për të konsumuar drejtat tuaja.
Shukri Ymeri falënderoi për vizitën që po i bënë komunës Bujanoc dhe Preshevë duke theksuar se është shumë e rëndësishme që shteti i Shqipërisë të luaj një rol edhe më aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve.
“Shqiptarët e Luginës së Preshevës padyshim se kanë më shumë se kurrë nevojë për ndihmë e për përkrahje dhe ne duhet të bashkëveprojmë që edhe më tej të forcojmë dhe avancojmë përmes bashkëpunimit konkret e që për qëllim kanë realizimin e të drejtave themelore të shqiptarëve dhe avancimin e pozitës”, u shpreh mes tjerash Ymeri.
Takimi kaloj në një atmosferë vëllazërore dhe vlen të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka korrespodencë të rregullt me ambasadorin shqiptar.
BURIMI: Titulli.com