Shqipëria pret Andorrën në ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për Euro 2020. Tashmë pa gjasë për kualifikim, kuqezinjtë do të mundohen të grumbullojnë sa më shumë pikë, të paktën për të marrë vendin e tretë.
Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit që zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Nga ndeshja me Francën të dielën, “shqiponjat” do të zbarkojnë në Tiranë, në stadiumin e ri, “Arena Kombëtare”