DYLON

Fitore bindëse e Kosovës ndaj Andorrës

Fitore bindëse e Kosovës ndaj Andorrës
Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Kosovës e ka realizuar fitoren e parë në kuadër të Grupit I në kualifikimet për Euro 2024, teksa e ka mposhtur Andorrën në “Estadi Nacional”, me rezultat 3:0. Dardanët e dominuan që nga fillimi ndeshjen, ndonëse Andorra edhe kësaj radhe u shfaq ekip i papërshtatshëm dhe me mbrojtje të ngjeshur, njofton FFK.

Megjithatë, rezultati u zhbllokua në minutën e 26-të, kur Milot Rashica shënoi me gjuajtje nga brendësia e zonës, pas një asistimi të shkëlqyeshëm të Florent Muslijës. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e një goli për Dardanët, teksa pjesa e dytë vazhdoi lojë të luftuar e angazhim të madh nga të dyja palët. Mirëpo, goli i qetësisë erdhi në minutën e 71-të, kur sërish rrugën e golit e gjeti Rashica. Vojvoda harkoi nga krahu tek Hadërgjonaj, por topi arriti te Rashica i cili nga afërsia e nguliti topin në rrjetën e portës së vendasve për 2:0. Ndërkohë, rezultatin përfundimtar e vulosi Altin Zeqiri, i cili debutoi në këtë ndeshje në fanellën dardane, duke shënuar nga afërsia pas një asistimi maestral të Rashicës.

EkoHigjiena

 I pafat në këtë ndeshje ishte sulmuesi Albion Rrahmani, i cili u detyrua ta braktisë ndeshjen me barrele për shkak të lëndimit të pësuar në minutën e 64-t.

Gjithsesi kjo fitore e ngrit moralin e Dardanëve për ndeshjet e ardhshme, teksa matematikisht edhe më tutje qëndrojnë në lojë për kualifikim, por me gjasa të vogla, me 7 pikë pas 7 ndeshjeve të zhvilluar, njofton FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.