Shqipëria është një prej 5 vendeve më duhan pirëse në botë me rreth 40 % të popullsisë së rritur që e konsumojnë. Duhanpirësit e rregullt vlerësohen në 40 % te meshkujt dhe 6% te femrat.
Të dhënat e “Tabaço Atlass” vlersojnë se më shumë se 1000 fëmijë të moshës 10 -14 vjeç janë konsumatorë të rregullt të duhanit.
Ndonëse INSTAT në një raport të tyre për duhan pirjen vlerësuan se ishte ulur me 7 %, të paktën dekadën e fundit, eksperti për kontrollin e duhanit Roland Shuperka thotë se këto të dhëna nuk janë të sakta.
Në 2013 parlamenti votoi një ligj që ndalonte konsumin e duhanit në ambiente publike por gjashtë vite nga hyrja e tij në fuqi shihet që rezultatet janë të duhura.