DYLON

U hodh shorti për edicionin e ri në futbollin e femrave në të gjitha kategoritë

U hodh shorti për edicionin e ri në futbollin e femrave në të gjitha kategoritë
Avatar photo Redaksia

Sot në selinë e FFK-së në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, është tërhequr shorti për edicionin e ri të garave 2024/25 në futbollin e femrave, njofton FFK.

Të pranishmit i përshëndeti kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi e cila i uroi përfaqësuesit e klubeve të të gjitha kategorive për fillimin e kampionatit të ri, duke iu ofruar edhe përkrahjen e institucionit. Edicioni 2024/25 i Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U17, fillon më 1 shtator 2024.

EkoHigjiena

Pas tërheqjes së shortit për javën e parë në ligat përkatëse do të ballafaqohen:

Superliga:
Kosova VR – Dukagjini
Ulpiana – Malisheva
Mitrovica – Llapi

Liga e Parë:
Prishtina – Bazeli 2015
Presingu – Jakova
Feronikeli – Intelektualet
Vizioni – Deçani

Liga U17 – Grupi A:
2 Korriku – Kosova VR
Bazeli – Presingu
Llapi – Ferizaj
Prishtina – pushon

Liga U17 – Grupi B:
Deçani – Feronikeli
Shtime – Mitrovica
16 Qershori – Istogu
Dukagjini – pushon

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.