Faqja e njohur e internetit “LonelyPlanet”, publikon vende për udhëtimet turistike nëpër botë.
Kësaj rradhe vend në këtë prestigjioze ka zënë edhe Shqipëria, duke u cilësuar në destinacionet më të mira për vitin 2019.
Shqipëria hyri në mesin e vendeve të njohura botërore duke u krahasuar me destinacione si Argjentina, Egjipti apo SHBA-ja.
“Shqipëria për një kohë të gjatë ka qenë kufiri i fundit i Europës. Ajo është një qoshe me një vlerë të madhe që ka qëndruar e fshehur, me plazhe të mrekullueshme, histori unike dhe ku nuk ka turma turistësh si në Mal të Zi dhe në Greqi”, shkruan “LonelyPlanet” duke e konsideruar si një prej vendeve më të bukura.
Portali i udhëtimeve nuk lë pas edhe kuzhinën shqiptare apo arkeologjinë duke u shprehur se ”gatimet shumë emocionuese të këtij vendi lartësojnë aromat unike dhe lokale dhe ofrojnë vakte vërtetë të veçanta”.
”Edhe pse zonat arkeologjike si Apolonia dhe Butrinti, që janë një përzierje unike e influencave të ballkanike, mesdhetare dhe italiane, nuk janë më një sekret, Shqipëria mbetet një destinacion ku mund të ngjitesh në male të bukura, të qëndrosh në fshatra të vegjël që duken sikur kanë dalë nga koha dhe të eksplorosh Tiranën, kryeqytetin e zhdërvjellët duke shpenzuar shumë më pak se sa kudo tjetër në Europë”, përfundon përshkrimin për Shqipërinë “LonelyPlanet”