DYLON

Drita e përmbyll me fitore fazën kontrolluese

Drita e përmbyll me fitore fazën kontrolluese
Avatar photo Elife Sherifi

Kampioni i Kosovës Fc.Drita po qëndron në Turqi për fazën përgatitore parasezonale.  Në ndeshjen e fundit kontrolluese ndaj FC Petrolul , Drita ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Kyrian Nëabueze, i cili para pak ditësh u bashkua me kampionët si përforcimi i fundit në këtë afat kalimtar.

“Edhe në këtë takim, hapësirë ju dha të gjithë lojtarëve, ku të gjithë bënë paraqitje shumë të mire”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

EkoHigjiena

Me këtë takim Drita ka mbyllur ciklin e ndeshjeve kontrolluese.

Fc Drita nesër do ta ketë seancën e fundit stërvitore para se të kthehet për Kosovë ku javën që vjen, do ta ketë ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës kundër KF Vllaznimit nga Gjakova.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.