DYLON

Poezitë që fituan çmimin e parë dhe çmimin e dytë, në konkursin e “flakës…”

Poezitë që fituan çmimin e parë dhe çmimin e dytë, në konkursin e “flakës…”
Avatar photo Redaksia

Poezitë që fituan çmimin e parë dhe çmimin e dytë, në konkursin anonim letrar, “Flaka e Janarit” 2019

Fadil LEPAJA

ME KNUE ME ZOJT E MALIT

EkoHigjiena

E kuptove se nuk je I bam për rrafsh
U ktheve në mal, e preve atë lisin e madh
që e kish pas mjell katragjyshi

Gjyshi të pat kallxue shumë legjenda për të
me trupin e tij e bane nji parmendë
me ja shkye brijtë bjeshkës

Livadhit të egër ja hoqe krejt gurët
e krejt therrat deri sa e bane tepsi
gjogut ja bane gujt varrë
dej e qele lavrën e parë në mal

Gjamë e madhe me livrue në mal
malit me i lyp buk me thasë
mali jep veq lesh
edhe legjenda për drith

Mas vonë e bane një lahutë
edhe nji çifteli,
nji fyell, nji def, e nji tupan
e ja nise me i knue kangët e tua

Bajshe llaf me zojt e malit
edhe u ruejshe arushen mos me e que prej gjumi
ujku mos me t’ ra ner dhen

Në fund krejt e hoqe prej trupit tand nji bri
Ja bane veti një nuse, me e mushe malin me fmi

Në rrafsh nuk u lëshove ma
Deri sa i mësove arushat me kcye me def
E ujqit me luejt në oborr, me fmi …

( Shifra: “Arushat kcejn me def )

TELI I KËPUTUN I LAHUTËS

Lufta ka ikë prej këtu e mas saj kanë shkue edhe qenët e luftës
shkuen me i pre nja njëzet krena, për me e qitë normën e luftës
për me hi në naj kangë të huej

Knej kanë ardhë korbat, me ua hangër sytë trimave që ranë në fushën e betejës
Mas tyne erdhën miqtë për me na la, e me na shpërla në tre ujna
krejt ngjyrat me na i hjekë prej trupi, e krejt kangët e moçme me na i shlye prej truni

Erdhën me na mësue qysh me gatue bukë të grytë
e me pi ujë të destiluem, me na i hjekë tirqit e zhgunët
gratë qysh me i ba femna, e burrat qysh me i ba meshkuj

Erdhën me na ba, krejt neve, yrrnek për krejt globin
qysh duhet me e dashtë armikun tand ma shumë se veten
qysh me e kthye tjetrën faqe kur të rrehin ftyrës
ma ska as armik, ka metë veç armiku i armikut këndej

Na mësuen qysh me e mbjellë, qysh me e lavrue arën e huej,
Qyshë në arë të huej me e gjue farën, qysh me e korrë
në fund krejt, në mulli të huej, qyshë me e blue

Fëmijët nëpër shkolla, mësojnë vjersha, qysh e huaja është veç e huaja
asgjë e jotja nuk asht, ti je veç argat i lidhun për toke
kurkund nuk munesh me shkue me izë, munesh veç me ikë

Mas lufte shumë kanë shkue prej këtu, shumë trima janë vetëvra për së gjalli ,
rrugës e kanë hupë kuptimin, enen cullak metropoleve të globit
Nuk janë metë për asnjë kangë, ma as lahuta nuk i kapë
Kurgjo ma nuk munet me u knue veç me një tel

Lufta ka ikë, qenët e luftës kurrë mos u kthefshin në këto troje
Kem me i gjetë ne ngjyrat tona, një ditë e kem me tjerrë edhe lesh me furkë
nëpër qilimat tonë, prapë shqiponjat kem me i ba me fluturue

Shifra: “Fluturimi I shqiponjave”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.