Sipas agjencisë “NASA”, një objekt i madh dhe i zjarrtë ka shpërthyer në atmosferën e planetit tonë në dhjetor të vitit të kaluar.
Ky shpërthim ishte më i madhi i këtij lloji në 30 vjetët e fundit dhe më i madhi që nga rënia e meteorit në Chelyabinsk në Rusi para gjashtë vjetësh. Ky trup qiellor është futur në atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej 32 kilometrash në sekondë dhe ka shpërthyer në një lartësi prej 25 kilometrash nga sipërfaqja e saj. Besohet që pesha e tij ka qenë rreth 173 kilotonë.
Sidoqoftë, shpërthimi nuk u vërejt shumë nga banorët e zones dhe hulumtuesit sepse ndodhi në hapësirën ajrore mbi Detin e Beringut, pranë Gadishullit të Kamchatkas në Rusi.
Objekti i ardhur nga hapërsira ka shpërthyer me një energji dhjetë herë më të madhe sesa energjia e liruar nga shpërthimi i bombës bërthamore në Hiroshima.
Lindley Johnson, zyrtar për mbrojtje të planeteve në “NASA”, ka thënë se meteorët e kësaj madhësie zakonisht hyjnë në atmosferën e planetit tonë vetëm dy ose tri herë në 100 vjet.