DYLON

Turqia rikthen kultivimin e kanabisit, shkak ekonomia e vendit

Turqia rikthen kultivimin e kanabisit, shkak ekonomia e vendit
Avatar photo Elife Sherifi

Turqia po rrit prodhimin e kanabisit në të gjithë vendin për të përmirësuar ekonominë e vendit. Kultivimi i drogës në Turqi u ndalua gjatë dekadave të fundit për shkak të rregullave anti-narkotike.

Megjithatë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha së fundmi se synon të rifillojë dhe të inkurajojë prodhimin e tij për përdorim industrial.

Për dekada me radhë, Turqia ka luftuar për të çrrënjosur Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që është konsideruar një grup terrorist i përfshirë në prodhimin dhe trafikimin e drogës për të financuar aktivitetet e tij.

EkoHigjiena

Turqia, e cila përdoret si rrugë për trafikimin e drogës nga Lindja në vendet evropiane, ka legjislacion shumë të rreptë për përdorimin e drogës, prodhimin dhe trafikimin e saj.

Erdogan njoftoi se dëshiron të zgjerojë prodhimin në mënyrë të ligjshme të kanabisit, duke theksuar se ndalimi i prodhimit të saj është një komplot nga fuqitë perëndimore për të minuar bujqësinë turke.

“Armiqtë e Turqisë, të cilët pretendojnë se janë miqtë tanë, detyruan Turqinë t’i japë fund prodhimit të kanabisit,”-tha ai duke iu referuar aleatit të tij në NATO, SHBA-ve, që e detyruan Turqinë të mos prodhonte lulëkuqe të opiumit në vitin 1971.

Në atë kohë, Turqia ishte prodhuesi kryesor i opiumit ligjor, por fermerët prodhonin edhe sasi të konsiderueshme në mënyrë të paligjshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.