DYLON

Aplikacion mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit, lansohet sot

Aplikacion mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit, lansohet sot
Avatar photo Elife Sherifi

Sot do të lansohet aplikacioni mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në shtatë rajonet kryesore të Kosovës.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të organizojë një konferencë të përbashkët për shtyp ku të dy institucionet do të shpallin lansimin e aplikacionit mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në shtatë rajonet kryesore të Kosovës.

Aplikacioni për Android dhe IOS, i krijuar me përkrahjen e Komisionit Evropian, do të ofrojë informata mbi cilësinë e ajrit nga stacionet monitoruese që ka IHMK-MMPH, si dhe mbi pasojat e ndotjes së ajrit në shëndet.

EkoHigjiena

Ky është hapi i fundit në përfundimin e projektit me vlerë mbi dy milionë euro me të cilin BE-ja ka furnizuar dhe instaluar pesë stacione të monitorimit të cilësisë së ajrit në Kosovë, ka zhvilluar softuerin për grumbullimin dhe bartjen e të dhënave për cilësinë e ajrit dhe në fund ka zhvilluar aplikacionin për internet dhe mobil për publikun për të pasur qasje në këto të dhëna.

Kjo është hera e parë që qytetarët e Kosovës kanë mundësi të marrin informacion në kohë reale për pesë ndotësit kryesorë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.