Shpërthimi i kontrolluar i një bombe gjermane të Luftës së Dytë Botërore ka shkaktuar panik dhe zemërim te banorët e Kingston në jugperëndim të Londrës.
Duket se nuk ishin bërë mirë llogaritjet për asgjësimin e bombës 250 kg për të cilën ishin evakuar dhe 1500 banorë të zonës përreth.
Por asgjë nuk ndodhi sipas parashikimit. Shpërthimi i kontrolluar u dëgjua rreth 10 km dhe shkaktoi dëme në dritaret e banesave dhe makinave në zonë.
Zakonisht bomba të tilla janë transportuar dhe janë asgjësuar në vende të posaçme nga ushtria, por kësaj radhe u vendos që mjeti shpërthyes të mbulohej me rërë për të ulur zhurmat.