DYLON

Xhaka: E duam Ligën e Kampionëve, e meritojmë

Avatar photo Elife Sherifi

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka deklaruar se skuadra e tij nuk mund ta përballojë mungesën në Ligën e Kampionëve për të tretin sezon radhazi, për këtë arsye e do me ngulm triumfin në Ligën e Evropës.

Klubi londinez e humbi mundësinë e kualifikimit në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve përmes top katërshes së Premierligës.

Granit Xhaka është i vetëdijshëm se mungesa në sezonin e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve mund të jetë mjaft shqetësuese për Arsenalin.

EkoHigjiena

“Ne e patëm një sezon të mirë, por e humbëm rrugën tonë në pesë ndeshjet e fundit.Ne duhet të jemi në Ligën e Kampionëve. Të gjithë lojtarët, tifozët, klubi – ne duam të luajmë kundër ekipeve më të mira dhe ekipet më të mirë janë në Ligën e Kampionëve. Ne flasim për këtë sezon – çfarë shkoi keq, çfarë shkoi mirë, çfarë mund të ndodhë nëse ne e fitojmë titullin e Ligës së Evropës”, ka thene Xhaka.

Megjithatë, Arsenali e ka edhe një mundësi të fundit për ta siguruar një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, përmes finales së Ligës së Evropës kundër klubit tjetër nga Londra, Chelsea.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.