DYLON

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimi me organizatën gjermane GIZ për hartimin e planit komunal për energji dhe klimë

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimi me organizatën gjermane GIZ për hartimin e planit komunal për energji dhe klimë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me organizatën gjermane GIZ, për hartimin e planit komunal të veprimit për energji dhe klimë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është zhvillimi dhe miratimi i Planit Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) që ka të integruara veprimet dhe masat për përmirësimin e Efiçiencës së Energjisë, rritjen e aplikimit të burimeve te ripërtëritshme të energjisë dhe reduktimin e gazrave serrë.

EkoHigjiena

“Këto plane do të përfshijnë një vlerësim të status quo-së në kontekstin lokal të energjisë, një vlerësim të emetimeve bazë të CO2 me vitin bazë referues, një identifikim të qartë të politikave dhe masave lokale për reduktimin e konsumit te energjisë, aplikimin e teknologjive të burimeve të ripërtëritshme të energjisë  dhe zvogëlimin e emetimeve te gazrave serë,  përfshirë planifikimin e masave, veprimet, kornizat kohore për zbatimin, ndarjen e përgjegjësive, vlerësimi i kostos, dhe ndikimin ne kursime”, ka deklaruar kryetari Hyseni.

Ai ka theksuar se përmes këtij bashkëpunimi Komuna e Gjilanit do të mbështetet në ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin komunal të energjisë për vendimmarrësit dhe menaxherin/zyrtarët komunalë të energjisë; në zgjerimin e Planit Komunal te Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) në Plan Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) të cilës i shtohen edhe komponenta e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe e klimës.

“Mbështetja parasheh draftimin e PKVEK-së në kordinim të ngushtë me vendimmarrësit/zyrtarët komunal që perfshinë; mbledhjen dhe analizën e të dhënave për planifikim dhe aplikim të masave të Efiçiencës së Energjisë, aplikimin e burimeve të ripërteritshme të energjisë dhe zvogëlimin e emetimeve të gazrave serrë ne sektorin e ndërtesave, ndriçimit publik,  trasnportit, shërbimeve publike, dhe bujqësisë; si dhe ngritjen e kapaciteteve për monitorim dhe raportim të zbatimit të PKVEK-së”, ka nënvizuar kreu i Komunës, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.