DYLON

Kryeministri Kurti takoi Lars Klingbeil, bashkëdrejtues i Partisë Social Demokrate gjermane

Kryeministri Kurti takoi Lars Klingbeil, bashkëdrejtues i Partisë Social Demokrate gjermane
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Lars Klingbeil, bashkëdrejtues i Partisë Social Demokrate gjermane.

Në takimin e zhvilluar në kuadër të Kongresit të Partisë Evropiane Socialiste, u bisedua për rëndësinë e vëmendjes së shtuar të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për Kosovën në veçanti.

EkoHigjiena

U bisedua për bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe pritshmëritë nga ky samit që do të mbahet në muajin e ardhshëm.

Duke folur për zhvillimet gjeopolitike dhe sanksionet si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, u theksua se është e rëndësishme që partnerët evropianë të qëndrojnë të bashkuar gjatë muajve të ardhshëm.

U vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës si dhe ato ndërpartiake në mes SPD-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Në veçanti u fol për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, sistemin dual të arsimit dhe mbështetjen teknike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.