Në Kamenicë, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifi dhe përfaqësuesja e GLV-së Lirije Dërmaku bënë shpërndarjen e 20 makinave spërkatese për fermerët që merren me pemëtari.
Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Grupin e Veprimit Lokal-Kamenica dhe me mbështetjen e Projektit Aftësitë për Punësim Rural/Helvetas Swiss Intercooperation.
Sipas Arifit, rritja e sasisë së prodhimit të sektorit të pemëtarisë do të rezultoj me të ardhura më të mëdha për fermerët e zonave rurale.
“ Bashkë me GLV-në do të jemi më afër fermerëve me këshilla praktike”, tha ai