DYLON

Komuna e Kamenicës pranon donacion nga UNMIK-u

Komuna e Kamenicës pranon donacion nga UNMIK-u
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi së bashku me Drejtoreshën e Administratës së Përgjithshme Brikenë Ramabaja, kanë pranuar donacionin nga përfaqësuesit e UNMIK-ut.

Xhavit Fejza dhe Nevzad Qurrolli nga Zyra për Mbështetjen e Komuniteteve në kuadër të UNMIK-ut, dorëzuan donacionin me pesë kompjuterë dhe tre laptopa për Komunën e Kamenicës.

Nënkryetari Faton Jakupi është shprehur shumë i lumtur me përkrahjen e vazhdueshme të donatorëve.

EkoHigjiena

“Jam shumë mirënjohës që na janë dhënë këta kompjuterë dhe laptopë si donacion për komunën tonë nga Zyra për Mbështetjen e Komuniteteve, në kuadër të UNMIK-ut”, tha ai.

Nënkryetari Jakupi dhe Drejtoresha Ramabaja falënderuan UNMIK-un për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kamenicën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.