Shkolla e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, është bërë me kabinet të rrobaqepësisë dhe atë për lëmine e tekstilit, konkretisht të profilit arsimorë profesional, konfeksion. Kjo u bë e mundur falë të një investimi të bërë nga buxheti komunal i Vitisë. Me këtë rast në përurimin e këtij kabineti i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Arsim, Basri Aliu.
Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli për punën e komunës së Vitisë, në krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe personelin arsimor në këtë shkollë profesonale.
“ Unë me të vërtetë janë i nderuar që kemi arritur me mjete vetanake të bëjmë këtë kabinet dhe atë pas krijimit të kabinetit të teknologjisë ushqimore, qendrën karrierës, qendrën profesionale dhe shumë shpejt do të kemi qendrën inovative që është projektuar të bëhet në objektin e vjetër të kësaj shkolle” u shpreh kryetari Haliti.
Ai theksoi se qeverisja komunale në Viti, po bënë çmos që të sigurojnë mjete konkretizuese dhe kushte sa më të mira për nxënësit dhe personelin arsimor duke shtuar që do të vazhdojnë punën në këtë drejtim.
Nijazi Lutfiu, Drejtor i Sh.M.P “Jonuz Zejnullahu” në Viti, tha se ky kabinet i ka munguar kësaj shkolle që një kohë të gjatë dhe është realizuar falë të një investimi të komunës së Vitisë për të cilën u shpreh falënderues në emër të shkollës.
Ai tha se ka shumë nxënës vitias që janë të interesuar dhe kanë dëshirë të ndjekin drejtimet profesionale, pasi që janë edhe kërkesë të tregut të punës qoftë brenda vendit apo jashtë saj.
Kurse Prof. Zymrie Beqiri Haziri, tha tani nxënësit e drejtimit tekstilit, profili arsimor konfeksion, mund të ndjekin punën praktike brenda shkollës dhe nuk kanë nevojë të shkojnë në bizneset private. Përndryshe u bë me dije se në këtë drejtim mësimin po e ndjekin aktualisht 21 nxënës. /2LONLINE.com/