DYLON

Të premten mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së

Të premten mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, të premten, me 1 tetor, duke filluar nga ora 10:30, do të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare e FSK-së (Gjenerata 2025).

Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë: ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, si dhe zyrtarë të tjetër të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

EkoHigjiena

Përndryshe, Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se mediat që marrin pjesë duhet respektuar rregullat nga vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë me Covid-19. (Gazetaret pjesëmarrës duhet të jenë të vaksinuar ose të kenë testin negativ për Covid-19, për t`u lejuar qasja në Kazermë). /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.