Shfaqja teatrore “Shkamat”, e prodhuar nga ento teatri “Kukaj”, me tekst dhe Regji të Fadil Hysajt, u luajt mbrëmë në skenën e teatritn të Gjilanit, në natën e dytë të festivalit të dramës origjinale shqipe “Talia e Flakës”, në edicionin e 29-të me rradhë të festivalit shumë dimensional artistik “Flaka e Janarit”.
Nga: Avni Shkodra
Ngjarja e shfaqjes “Shkamat”, ndodh në fshatin Çiçavicë, në Kosovë, ku shohim jetën e një çifti të moshuar, të cilët presin djalin e tyre të zhdukur në luftën e Kosovës të vitit 1999, të cilin e kishin rrëmbyer policia serbe, kur ishte 7 vjeç.
Burri dhe gruaja e presin djalin e tyre t’u kthehet i gjallë, por ai një ditë u vjen si përmendore, e ngritur në nderim të tij prej heroi. Tregimi ftillohen duke e kuptuar që heroi në përmendore, ishte nga një fshat tjetër i kosovës, poashtu me emrin Çiçavicë. Këtu është edhe pika kulmore e dramës, e cila shpreh një revoltë ndaj një klase të caktuar politike Kosovare, të cilët nuk janë të përgjegjshëm as ndaj përmendoreve, e as ndaj të pagjeturve.
Personazhi i tretë në shfaqje, zëdhënësi i kryetarit, vjen në fshat si zëvendësim i kryetarit, i cili pas ngazëllimit të prindërve të mjerë, se më në fund kryetari po i nderon, ai përsëri nuk vie në zbulim të përmendores, duke e dërguar një zëdhënës, i cili i ngatërruar në punët e tij dhe fjalët që thot, fillon të sillet si kafshë dhe t’ua haj bukën në sofër, fshatarëve të pashpresë. Veprim ky poashtu figurativ, i dukshëm, për t’a shprehur një qëndrim, përmes estetikës dhe artistikës, si protestë ndaj papërgjegjësisë.
Publiku ishin të ulur lart në binë, mbi dërrasat e skenës së teatrit, aty shumë afër aktorëve, për t’a përjetuar prej se afërmi tragjedinë për të zhdukurit, përmes vuajtes dhe veprimeve të prindërve aktorë, për djalin e tyre në pritje.
E veçanta në shfaqje është veprimi imagjinar i dy personazheve, të cilët nga mërzija dhe monotonia e jetës në bjeshkë, bëhen sikur presin mysafirët që kanë ardhur për t’i uruar për ardhjen e djalit. Nëna shpesh flet me djalin në telefon, e cila paisje që sa kohë nuk ka as bateri. Veprime këto të motivuara për t’u çmallur sadopak për djalin dhe për t’a shtyer kohën e vetmisë dhe mërzisë.
Komunikimet me personazhet imagjinare, të ulura nëpër shkama, e bëjmë shfaqjen tërheqëse dhe bashkëvepruese me pubklikun, ngase krijohet përshtypja se në shumë raste, mysafirët imagjinar mund të jenë edhe vet pjesëtarët nga publiku, të cilët edhe ashtu ishin të ulur shumë afër aktorëve që luanin, por natyrisht jo edhe në shkamat e vendosur nga ta, për pritje të “mysafirëve”.
Mendoj që gjatë zhvillimit të shfaqjes, ajo kishe momente monotone, deri tek arritja e epilogut. Këtu mendoj që do të duhej të shkurtojhej ndonjë pjesë e bisedës së aktorëve me mysafirët imagjinar, veprim të cilin tanimë veç e kishim të qartë, ishim të ngopur me të dhe publikut mund t’i ngjasonte si përsëritje.
Në Kosovë, jo rrallë ka ngjarje artistike për të kërkuar të bëhet më shumë për të pagjeturit. Kjo ndodh edhe në Serbi, por shumë rrallë, përmes ndonjë performanse- protestë.
E kujtojmë se prej rreth 6000 mijë personave të zhdukur në luftën e Kosovës të vitit 99, tani në vitin 2020 sipas komisionin qeveritar të Kosovës për të pagjeturit, figurojnë edhe 1654 persona të pagjetur.