Shoqata Humanitare Bamirëse “Berqeti” dega në Gjilan e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ndihmoi familjet në nevojë të KK Gjilanit me 6 mijë kg mish të kurbanit.
Familjet që përfituan nga kjo ndarje janë: familjet me jetimë, shoqata e “Hendikos”, Shoqata e të verbërve, shoqata e Gruas, familjet e komunitetit romë si dhe familjet me gjendje të vështirë sociale në Komunën e Gjilanit.
Mishi i ndarë për këto familje është nga organizimi i therjes së kurbaneve në Bashkësinë Islame të Kosovës. Lusim Zotin e madhërishëm që donatorët ti shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme, thotë Agim Hyseni, koordinator i shoqatës. /2LONLINE.com/