DYLON

Policia e Kosovës e gatshme për të zbatuar vendimet e institucioneve karshi pandemisë

Policia e Kosovës e gatshme për të zbatuar vendimet e institucioneve karshi pandemisë
Avatar photo Redaksia

Pas rritjes së rasteve të të prekurve me COVID 19 dhe pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit edhe Policia e Kosovës do të jetë aktive qysh nga nesër në realizim dhe implementim të këtyre masave.

Policia do ta përditësoj Planin Operativ, do t’ia përshtatë masave të ndërmarra dhe bazuar në ato vendime, bazuar në Ligjin AntiCOVID, që nga nesër do të zbatojë detyrat edhe obligimet që ka karshi vendimeve dhe masave të ndërmarra në drejtim të luftimit të përhapjes së pandemisë.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës edhe në këtë rast bënë apel, kërkon nga qytetarët, nga institucionet, nga bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit.

Ashtu, si edhe në të kaluarën, duke u bazuar në ligjin në fjalë, policia do të ndërmerr edhe masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit. Andaj, kërkojmë që bartja e maskës të bëhet në ato raste siç parashihen me vendimet e fundit në mënyrë që edhe një herë të arrijmë t’i ulim shifrat e të prekurve dhe të mbrojmë të gjithë së bashku shëndetin publik.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.