DYLON

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, u organizuan aktivitete të ndryshme nga Qendra Rinore “Fanar”

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, u organizuan aktivitete të ndryshme nga Qendra Rinore “Fanar”
Avatar photo Redaksia

Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Qendra Rinore “Fanar”, në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, si dhe “Fondacionin Jahjaga” kanë organizuar Festivalin e Lojërave, të shoqëruar me aktivitete të ndryshme për të rinjtë e Komunës së Kamenicës.

Pjesëmarrës në këto aktivitete ishin edhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, bashkë me ish presidenten Atifete Jahjaga, njëherit edhe themeluese e  “Fondacionit Jahjaga”, si dhe qytetarë të shumtë të Kamenicës.

EkoHigjiena

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se me muzikë dhe aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Rinisë në Kamenicë.

“Me muzikë, lojëra, e aktivitete të ndryshme, u shënua Dita e Rinisë në komunën tonë. Këto aktivitete u organizuan nga Qendra Rinore “Fanar”, dhe në mbështetjen tonë. Të rinjtë e Kamenicës janë e ardhmja e këtij vendi”, tha Kastrati.

Edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se dje në nder të Ditës së Rinisë ishte një atmosferë e këndshme në Kamenicë.

“Të rinjtë zhvilluan lojëra nga më të ndryshme duke krijuar një atmosferë tejet të këndshme në hapësirat e Fanar dhe në fund duke shijuar bendin muzikor Offchestra. E kam thënë pothuajse në çdo cep të botës, dhe do e them gjithmonë, që rinia jonë është forca dhe motori i një Kosove më të mirë! Kjo po na vërtetohet çdo ditë e më shumë, pasi që për rininë tanë, sportistët, artistët, shkencëtarët nuk është me rëndësi vetëm pjesëmarrja – por edhe fitorja!”, shtoi ajo. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.