Në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, është prezantuar një projekt i shkëlqyeshëm nga nxënësit e Shkollës Fillore “Abdullah Tahiri” nga fshati Malishevë, e që për temë kishte: Dukuritë negative, Ngacmimi- Bullizmi.
Ishte një shfaqje e përgatitur shkëlqyeshëm nga nxënësit e kësaj shkolle, e suksesi meritor i takon edhe stafit akademik të Shkollës Fillore “Abdullah Tahiri”.
Një faleminderit i veçantë utha se i takon OJQ-në “PEN” që e mundësoi me mbështetje morale dhe financiare, realizimin e kësaj shfaqje.
Shfaqja dha një mesazh kundër dukurive negative në shkolla.
Drejtori i shkollës fillore “Abdullah Tahiri”, Rashit Sahiti, falënderoi nxënësit dhe të gjithë mësimdhënësit e kësaj shkolle, për prezantimin e kësaj shkolle në nivel komunal, duke treguar sukses dhe duke dhënë një mesazh të qartë kundër shfaqjes të dukurive negative në shkolla.
Të ftuar ishin drejtorë dhe nxënës edhe nga shkollat tjera, për ta parë këtë shfaqje, t cilët e vlerësuan pozitivisht ktë shfaqje dhe mesazhin e mirë që përcolli kundër dukurive negative në shkolla.