DYLON

Filloristët e SHFMU “Mulla Idris Gjilani” vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës

Filloristët e SHFMU “Mulla Idris Gjilani” vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

“Ndonëse, jemi në prag të “Ditës së Fëmijëve” (1 qershori) dhe me qëllim të realizimit në plotni, të plan-programit mësimor, në kuadër të fushës “Shoqëria dhe Mjedisi”, sot, nxënësit tanë, nga klasët 7, 8 dhe 9, vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e SHFMU “Mulla Idris Gjilani”, Velekincë.

Ky aktivitet u organizua nga mësimdhënësit: Zaim Zymeri dhe Avni Maliqi, e në përkrahje dhe koordinim të plotë me drejtoreshën e shkollës, Sevdije Sadiku.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj vizite, nxënësit e kësaj shkolle pjesë e punëtorisë “Qeverisja e hapur”, organizuar nga Kuvendi, në kuadër të programit “Demos – ti”, me ç’rast, bashkëbiseduan me deputetë, u njohën edhe më shumë me punën, rolin dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit, etj.

“I falënderojmë shumë nxënësit për, edukaten, vlerat, qëndrimet dhe nivelin e përformancës që treguan, si në sjellje ashtu edhe për angazhimin e tyre, në punëtoritë që u zhvilluan aty. Të cilët përveç përvetësimit të njohurive shtesë, na përfaqësuan denjësisht, e lanë gjurmë të mira. Kurse, neve si shkollë na bënë krenar”, thuhet tutje enë njofitm ine kësaj shkolle që ndodhet në Velekincë të Gjilanit.

Po ashtu janë falënderuar edhe deputetët dhe zyrtarët e Kuvendit të cilët ndanë kohën për  këta filloristë gjilanas, e të cilët u përgjigjën në interesimin e madh të nxënësve lidhur me aspekte të ndryshme, përmes pyetjeve. Në veçanti, falënderojnë deputeten Blerta Deliu Kodra dhe Arbëresha Kryeziu (për mbështetjen).

Gjithashtu, falënderojnë edhe mësimdhënësin Arsim Smërqaku dhe psikologen e shkollës, Nerxhivane Shabani, për përkrahje dhe mbështetje.

Në fund, si rezultat i aktivitetit, ideve dhe angazhimit të nxënësve nga punëtoria, nxënësit e kësaj shkolle që vizituan Kuvendin  e Kosovës me punimet e tyre kontribuuan në pasurimin e gazetës së Demos-it.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.