Sipas njoftimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, u shënua Dita Botërore e AIDS-it, nën moton “Komunitetet bëjnë ndryshimin”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në shënimin e Ditës Botërore të AIDS-it, ka shpërndarë fletëpalosje dhe mjete contraceptive në Qendrën e Studentëve me qëllim të informimit të të rinjëve për mbrojtjen nga kjo sëmundje.
Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Sidës (HIV/AIDS) është njëri nga aktivitetet më të mëdha në botë, pasi miliona njerëz në mbarë botën përballën me këtë sëmundje që njihet edhe si “murtaja e bardhë” që ngadalë merr jetën e njerëzve të prekur.