Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS, në Kamenicë, Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut(NJKDNJ) në bashkëpunim me Sektorin e Rinisë pran DKRS-së dhe Këshillin e Veprimit Rinor Lokal(KVRL) organizuan tryezën e rrumbullakët me temën “Virusi HIV dhe masat parandaluese të SIDES”.
Koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli-Kastrati tha se 1 dhjetori i çdo viti është një ditë reflektimi dhe përpjekjesh jo vetëm për të ndihmuar njërëzit e prekur nga virusi HIV, por edhte për t’u angazhuar në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të këtij virusi vdekjeprurës.
“Në Ditën Botërore kundër HIV-AIDS (SIDA), Kamenica u bashkohet vendeve të mbarë botës, për të luftuar “Sëmundjen e shekullit”, tha ajo.
Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe Dr.Artë Maliqi, mjeke në QKMF e cila nga ana profesionale dhe mjekësore bashkëbisedoi me të pranishmit për diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e kësaj sëmundje.
Ndër të tjera në këtë takim është prezantuar një film i shkurtër për HIV AIDS-in dhe aplikacionin SHNET nga psikologet nga OJG Social Lab nga Prishtina, Eurisa Rukoci dhe Dea Regjepi.
Gjatë këtij takimi morën pjesë edhe përfaqësues nga Këshilli i Prindërve, nxënës përfaqësues të institucioneve komunale dhe OJQ.